Në përvjetorin e njëzet te ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997 Rufi Osmani dhe Refik Dauti në cilësin e ish kryetarit të komunës dhe ish kryetarit të këshillit vendosen kurora me lule te bustet e dëshmoreve të flamurit Nazmi Saliu,Shpend Iseini dhe Milaim Dauti.
Udhëheqësia e komunës dhe populli shqiptarë i Gostivarit në vitin 1997 bënë përpjekje maksimale për zyrtarizimin e flamurit kombëtar shqiptarë në një ballafaqim të pabarabarte gjashte mujor me pushtetin shoven maqedonas.Në orët e vona të 8 korrikut të vitit 1997 parlamenti i Shkupit miratoi ligjin per flamujt , mete cilin ligj u miratua pjeserisht kerkesa per perdorimin zyrtar te flamurit shqiptar, u abroguavendimi i gjykates kushtetutare por njekohësisht agun e 9 korrik te vitit 1997 u urdherua intervenimi brutal policor mbi demonstruesit paqësor krahas burgosjes se udheheqësise komunale.
Intervenimin brutal policor nga qeveria e kryeminstrit kriminel Branko Cervenkoski ishtealibi për devalvimin e denarit për 17 % , qe me jeten e tyre të shtrenjtë e paguan pa të drejtë Nazmiu, Shpendi dhe dhe i tërë qyteti i Gostivarit . Fakti qe populli shqiptarë njohu dhe rehabilitoi politikisht dhe moralisht dëshmoret e flaumrit dhe bartësit e fenomenit të flamurit kombëtar dhe fakti që sot para komunes se Gostivarit valon flamuri shqiptar si edhe para 20 vitesh argumenton më së miri se në vitin 1997 udheheqësia komunale dhe populli shqiptare kishin të drejtë.Porosia e sakrificës se Gostivarit e vitit 1997 se me maqedont pranojm të bashkëjetojmsi partnerë të barabart, si ortakt dhe jo si izmeqar ngel amanet i parealizuar. Lavdi dëshmorëve të flamurit kombëtar , Nazmi Saliut , Shpend Iseinit dhe MilaimDautit, le të jet i përjetshëm respekti për dëshmorët dhe për flamurin kombëtar.