Rumenige:Bundesliga rrezikon te humbase shkelqimin

232

 

2 103 905x395

 

Kampionati spanjoll i futbollit vazhdon të tërheqë miliona në aksione, sponsorizime dhe të drejt televizive duke krijuar së bashku me Premier Ligën, një hendek të madh me rivalët kontinentalë.

Kur ky shqetësim vjen nga një ekip gjigant si Bajerni i Mynihut, atëherë vërtet që Reali i Madridit dhe Barcelona, duken nga një planet tjetër. Rinovimet e fundit në kampin e galaktikëve me Geret Bejl, Toni Kros dhe Kristiano Ronaldon, e kanë lënë pa fjalë shefin ekzekutiv të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge. “Për ne nuk është vetëm Premier Liga si kërcënim kur vjen fjala për pagesat e larta që tërheqin futbollistët. Në të njëjtën situatë jemi edhe me Spanjën. Real Madrid sapo ka rinovuar me 3 lojtarë kryesorë dhe Ronaldo tashmë fiton 20.5 milionë euro në vit pas taksave. Nuk ka qoftë edhe një futbollist të vetëm në Bundesliga që mund t’i afrohet kësaj shume”, tha presidenti i Bajern.

Sipas tij, kampionati gjerman rrezikon që detyrimisht të humbasë shkëlqimin ndaj Anglisë dhe Spanjës. “Ka qartësisht një model biznesi pas gjithë kësaj. Në Spanjë për shembull nuk duan që lojtarët të shkojnë në Angli. Florentino Perez urren kur një futbollist i Realit merr ofertë për të shkuar jashtë, aq më keq kur vjen nga Premier Liga”, tha shefi ekzekutiv i Bajernit.

Comments