Rumunia i kërcënohet Serbisë me veto

92

Moebel THEMA

rum-1900x700_c

Fqinjët e Serbisë e kanë një listë të gjatë kushtesh për anëtarësim të Beogradit në BE e kërcënimi i fundit për bllokim të rrugës për në BE Serbisë i ka ardhur nga Rumania.

Ish-kryetari i këtij vendi Traian Basescu ka thënë se Bukureshti do të mund të vendoste veto në anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të shkeljes së të drejtave të minoritetit rumun, transmeton Koha.net.

Basescu, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Popullore djathtiste është kërcënuar se, njofton “Veçernje Novosti”, Rumania, nëse Serbia nuk e respekton tërësisht marrëveshjen bilaterale për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit rumun, do të mund të mos e ratifikonte anëtarësimin e saj në BE pas përfundimit të negociatave.

Pika kryesore kontestuese e Beogradit dhe e Bukureshtit janë vllahët, të cilët Rumania i konsideron rumunë, e Serbia minoritet specifik.

Shefja e ekipit negociues të Serbisë me BE-në Tanja Mishçeviq ka thanë se nuk është fshehtësi se Rumunia, Bullgaria e Kroacia ka disa pritje të caktuara nga Serbia në rrugëtimin e saj evropian.

Edhe Bullgaria e Kroacia kërkojnë përmirësimin e pozicionit të minoriteteve të tyre në Serbi.

Comments