Rusi-Spanjë, ndeshja e parë e Botërorit që shkon në shtesë

233

Në “Luzhniki Stadium” po luhet ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Rusisë dhe Spanjës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Spanjollët kaluan të parët në avantazh nga autogoli i Ignashevich, ndërsa rusët baraspeshuan gjithçka me anë të Dzyuba, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, me gjithë përpjekjet e spanjollëve, rezultati nuk ndryshoi.

Në barazim 1-1 mbyllet koha e rregullt dhe për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet për në çerekfinale nevojitet koha shtesë.

Comments