Rusi vret me thikë një shqiptar në Itali



Një shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Viareggio, Itali. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një 40-vjeçar, po viktima ende nuk është identifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9, në afërsi të Pallatit të Sportit. Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë.
Kur ambulanca kishte mbërritur në vendngjarje, shqiptari kishte vdekur. Sipas policisë ai ishte goditur me një thikë në gjoks.