Rusia: Do ta përdorim veton ndaj rezolutës së OKB-së rreth evakuimit në Aleppo

175
fresco

midle
aleppo

Rusia do ta përdorë fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe nuk do ta lejojë aprovimin e një rezolute të hartuar nga Franca, e cila ka për qëllim garantimin se zyrtarët e OKB-së mund ta mbikëqyrin procesin e evakuimit nga pjesët e rrethuara të qytetit sirian, Aleppo, dhe mbrojtjen e civilëve që mbesin aty, ka thënë sot ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

“Ne s’mund ta përkrahin atë, ne s’mund ta lejojmë aprovimin e saj sepse është fatkeqësi. Por ekziston një gjë tjetër që mund të aprovohet sot nga Këshilli i Sigurimit, që do të përmbushte të njëjtat synime,” ka thënë ai për gazetarë.

Churkin, megjithatë, nuk ka shpjeguar se çfarë me saktë do të aprovohet sot në Këshillin e Sigurimit, që do t’i përmbushte të njëjtat synime si rezoluta e hartuar nga Franca.

Comments