Rusia e ka shlyer borxhin e ish BRSS-së ndaj Maqedonisë në vlerë prej 60,6 milionë dollarë, njoftoi TASS.
Ministria ruse e Financave njoftoi se kjo është pjesa që i përket Maqedonisë nga borxhi i BRSS-së, i mbetur në suaza të bashkëpunimit tregtar-ekonomik me ish RSFJ-së gjatë periudhës sovjetike.
Për momentin, vendi i vetëm nga kreditorët e ish BRSS-së, me të cilën Rusia nuk i ka rregulluar marrëdhëniet financiare është Bosnja e Hercegovina.
Në vitin 2016 u arrit marrëveshje mes Rusisë dhe Bosnjës e Hercegovinës për shlyerjen e borxhit.