Rusia klonon qen për luftë [foto]

270

Policia e shërbimet e sigurisë në Rusi janë duke testuar ‘qentë specialë të dizajnuar’, të cilët janë klonuar për të nuhatur eksploziv dhe drogë, transmeton koha.net.

Tre qen të racës belge janë klonuar nga një profesor i Koresë së Jugut, i cili gjithashtu synon që një ditë të rikthejë mamutët e leshtë e zhdukur të Siberisë.

Doktori Hwang Woo Suk, i cili ia dhuroi qentë, që secili ka vlerë 100 mijë dollarë, për t’u përdorur nga policia e shërbimi sekret FSB në Yakutia,që është rajoni më i ftoftë i banuar në botë.
Qentë janë prezantuar në muzeun e mamutëve në kryeqytetin e këtij regjioni, Yakutsk, transmeton koha.net.

Qentë i janë dorëzuar zyrtarisht Shoqërisë Ushtarake Historike Ruse, e cila do t’i përdorë ata për shërbimet e zbatimit të ligjit.
Drejtori i muzeut Semyon Grigoryev tha: Këta qen janë rikrijuar nga qelizat e qenit më të mirë nuhatës në Kore, duke trashëguar aftësitë e tyre më të mira”
“Ata do të jenë qentë e parë të klonuar që do të shërbejnë në Rusi” shtoi ai.

Comments