Rusia në alarm lufte, pritet sulm brenda 24 orëve

1,182

Mbrojtja ajrore e flotës ruse në Detin e Zi ka dhënë paralajmërim për sulm, transmetoi në Twiter politikani suedez Karl Bild. Lajmi është transmetuar edhe në mediume tjera, por nuk ka konfirmim zyrtar

Disa mediume thonë se Ministria ruse e Mbrojtjes ka dhënë urdhër për gatishmëri luftarake në nivelin më të lartë, pasi që është vërejtur se anije luftarake të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja janë nisur drejt Sirisë. Sipas disa informacioneve, sulmi mund të ndodhë në 24 orët e ardhshme.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump u kanos me sulm ushtarak në Siri për shkak të sulmit me armë kimike në qytetin Duma në Guten Lindore, duke paralajmëruar se secili vend, qoftë edhe Rusia, që është fajtor për këtë sulm “do ta paguajë çmimin”.

Comments