Rusia ka lëshuar bombën më të madhe jo-nukleare që është përdorur ndonjëherë në botë, me qëllim që të vrasë disa prej militantëve dhe liderëve të ISIS’it, transmeton Gazeta Metro.
Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, rusët përdorën bombën ATBIP, që njihet ndryshe edhe si bomba më e fortë që ekziston, por që nuk ka kapacitet nuklear, pranë qytetit të Deir ez-Zor.
Disa aktivistë përmes Twitterit kanë thënë që e kanë parë me sytë e tyre përdorimin e kësaj bombe, në të njëjtën ditë kur ministria e mbrojtjes ruse kishte deklaruar se kishte arritur të vrasë disa prej kokave të ISIS’it, konkretisht 40 militantë të Shtetit Islamik.
Në këtë aksion, sipas rusëve, ishte vrarë edhe Gulmurod Khalimov, që ishte trajnuar në Amerikë e që kishte një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për vendndodhjen e tij, si dhe komandanti Abu-Muhammad al-Shimali.
Organizata ISIS është tkurrur shumë, ndërsa territori aktual nën kontrollin e tyre është zvogëluar masivisht. /gazetametro.net