Rusia: Shërbimet e huaja sekrete sulm kibernetik për të shkatërruar sistemit tonë financiar

136
fresco

Rusia: Shërbimet e huaja sekrete sulm kibernetik për të shkatërruar sistemit tonë financiar

midle

Shërbimet e huaja sekrete po përgatitin një sulm kibernetik kundër Rusisë duke parashikuar veçanërisht destabilizimin e sistemit financiar rus, akuzuan sot Shërbimet Sekrete Ruse (FSB).

“FSB-ja ka marrë informacione përsa i përket përgatitjes nga shërbimet e huaja sekrete të një sulmi kibernetik për destabilizimin, duke nisur nga 5 dhjetori 2016, të sistemit financiar rus dhe veçanërisht të aktiviteteve të disa bankave ruse”, deklaroi ai në një komunikatë.

“Qendrat e komandimit dhe serverat e nevojshëm për realizimin e këtij sulmi i përkasin njësisë ukrainase të internetit ‘BlazingFast”, konfirmoi FSB-ja.

Sipas FSB, zyrtarët e këtij sulmi kibernetik do të dërgojnë në masë mesazhe dhe publikojnë mesazhe provokuese në rrjetet sociale dhe blogjet përsa i përket një krize të sistemit financiar rus banorëve të disa dhjetëra qyteteve ruse.

FSB deklaroi se ka marrë masat për të parandaluar këtë sulm kibernetik.

Nga ana e tij, drejtori i “BlazingFast”, Anton Onopritshuk përgënjeshtroi çdo përfshirje në sulmet kibernetike duke nënvizuar se shoqëria e tij furnizonte shërbimet për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, jo për të kryer sulme.

Moska dhe Kievi akuzojnë herë pas herë njëra tjetrën për përpjekje destabilizimi, ndërkohë që tensionet mes dy vendet janë rritur, më shumë se dy vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Comments