
Sabri Fejzullahu prej 50 vitesh është në skenë, me mikrofon në dorë, duke kënduar këngë të bukura, që u bënë hite e lanë gjurmë në muzikën shqipe, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë këtyre viteve, jo gjithmonë fama e tij ka qenë në kulm. Ka pasur ulje e ngritje, kohë të vështira e të bukura. Ai, ia ka dalë gjithmonë. Viteve të fundit energjia e tij është e jashtëzakonshme dhe ai nuk e ka ndal hapin për asnjë çast, duke u bërë këngëtari i të gjithë brezave. Siç kuptojmë, në shënimin e 50 vjetorit të karrierës së tij, të interesuarit për ta parë në skenë ishin të shumtë, e ata që nuk ishin të ftuar special, është dashur të paguajnë nga 20 euro biletë.
Pra, 20 euro për ta parë dhe dëgjuar teksa kremtonte me gjasë festën më të madhe të jetës, përvjetorin jubile të karrierës.


