Mediat angleze kanë një kureshtie të jashtëzakonshme për të “zhbiriluar” dhe për të zbuluar sa më shumë detaje për jetën e personave publikë.
Së fundi në objektiv të tyre ka rënë Maurizioo Sarri, trajner italian që këtë verë mori drejtimin e skuadrës së Chelseat, në Londër.
Ish tekniku i Napolit është një duhanpirës i rregullt, aq sa në stadiumet e Serisë A ishte e rrallë që ta kapte kamera pa cigare në gojë ose në dorë.
Gjithsesi me transferimin në Londër, Sarri duhet të mendojë të bëjë edhe pa cigaret e tij, pasi në pankinat e stadiumeve angleze, nuk lejohet duhani.
Për ta nxitur më shumë italianin, që të lërë duhanin, mediat angleze i kanë bërë edhe një llogari, duke i treguar se sa shpenzon Sarri për cigaret e tij.
Kështu trajneri i Chelsea-it konsumon rreth 80 cigare në ditë, ose një çdo 12 minuta dhe kap një mesatare prej rreth 29 mijë cigaresh në vit.
Sa i përket kostos, anglezët kanë përllogaritur që gjatë gjithë jetës së tij, Sarri të ketë shpenzuar rreth 400 mijë euro për duhan, shifër e barabartë me pagën e dy javëve të Eden Hazardit.
Maurizio Sarri smokes HOW many cigarettes a year?! ?? pic.twitter.com/qDnN3k6Gg3
— JOE.co.uk (@JOE_co_uk) August 22, 2018