Sadiki, Zejdit: PDSH nuk ua fal deputetët. BDI ka fituar zgjedhjet

212
fresco

midle

Sadiki, Zejdit: PDSH nuk ua fal deputetët. BDI ka fituar zgjedhjet

Përfaqësuesi i PDSH-së Azem Sadiki iu drejtua përfaqësuesit të “Besës” Zejd Rexhepi duke thënë se nuk di se çfarë fitore ka shpallë kjo parti.

“Ju jeni sehirxhinj, BDI ka fituar zgjedhjet, atyre ua ka dhënë votën populli. Ju jeni munafik”, ka thënë Sadiki i PDSH-së në emisionin “Click plus” në TV21.

“Kryetari jonë ua ka uruar fitoren dhe deputetët tonë do jenë në disponim për çështje madhore. PDSH deputetët me ua fal aq lehtë me bërë pazarllëqe dhe me bë dasëm a? Nëse ju jeni në gjendje të realizoni ato premtime, ridefinime do ketë përkrahje, por jo me bë pazarllëqe me Zaevin. A do shkoni me VMRO-në…?!”, ka thënë Sadiki.

Comments