Sadiku: Goli i Balajt më gëzoi më shumë se goli im

216

2830855_big-lnd-470x264

utori i golit të parë të takimit, Armando Sadiku, ka shprehur lumturinë e tij pas fitores për mikrofonat e TVSH duke thënë se e gëzoi golin e Balajt më shumë se goli që shënoi vetë një natë më parë.

Ku u ndjeve më mirë, te cili gol me Rumaninë, apo Maqedoninë?

Te goli i Balajt sepse e kemi vuajt pak këtë natë, kemi luajtur pak, hoteli, gjithë gjërat dhe e rëndësishme është tre pikëshi. Unë bëj detyrën time si e kërkon trajneri, sulmuesi është për të shënuar sidomos me ekipin. Skema dihet që është pak difensive, bëhet një detyrë për mua që të shënoj.

Në 90 minuta luajte me Balajn dhe Gashin, me cilin ndiheshe më mirë?

Me të gjithë kemi luajtur, për mua ska rëndësi kush luan, por në fushë të japim maksimumin, sipas skemave që na jep trajneri, çfarë luaj unë, Gashi, apo Balaj, është njësoj.

Balaj thotë se me Sadikun ndihemi shumë mirë, e ndoshta Balaj-Sadiku duhet të jenë sulmi i kombëtares, si mendoni?

E vërtetë që kemi luajtur qysh herët, mbrëmë kemi fjetur në një dhomë.

Dukesh pak si i fikur, jo entuziast, ç’ka ndodhur, të ka lënë Balaj pa gjumë?

Comments