Sadiku shënoi super-gol, por shikoni si reagon UEFA (FOTO)

242

Golit të Armando Sadikut i ka kushtuar rëndësi edhe faqja zyrtare e UEFA Europa League.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi një super-gol për epërsinë e Zurichut ndaj Villarrealit.

“Sadiku feston golin e hershëm për Zurichun, por VIllarreali tani ka kthyer ndeshjen në duart e tij”, shkruan faqja zyrtare e Europa League në Twitter.

Ky ishte goli i parë i Sadikut në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

Comments