
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), këtyre ditëve ka marrë një formë të re sa i takon udhëheqjes së saj. Por ajo që i intereson opinionit vendor, janë emërimet e reja që lidhen drejtpërdrejtë me shqiptarët, tani në prag të referendumit.
Kështu, Safet Mamuti do të jetë një ndër kryeshefat në Departamentin për sigurimin personal dhe të objekteve vitale në Drejtorinë e 6-të pranë MPB-së, emërime nga PDSH-ja. Mamuti para dy ditësh ka marrë vendimin që të udhëheq me këtë detyrë, njofton Medial.mk.
Është, madje hera e parë në historinë më të re të vendit që shqiptarët të udhëheqin më një post kaq me peshë, ndaj dhe kjo detyrë në bazë të meritokracisë dhe profesionalizmit me ndryshimet e fundit kadrovike në polici i është besuar Mahmutit. Me këtë emërim, madje thyhen edhe tabutë se dyert për shqiptarët në këto poste të jenë të paprekshme.

Ai është një kuadër i mirëpërgatitur, profesionist i dëshmuar dhe me përvojë mbi 20 vjeçare në polici, njofton MEDIAL.
Safet Mamuti ka pas vetes karrierë të pasur, ndërsa vlen të përmendet edhe seminaret dhe trajnimet që ka kryer jashtë vendit, siç është rasti në SHBA (i njohur edhe me qëndrimet e tij proamerikane) dhe vende të ndryshme të Evropës. Ai ka të kryer Fakultetin e kriminalistikës në Shkup.
Mamuti ka qenë edhe ish gjeneral i MPB-së në vitin 2006-2008, ndërsa me emërimet e reja me të cilat vjen PDSH-ja, Idriz Milaimi do të jetë kryeshef i krim policisë në Tetovë.