Ish kryeministri dhe ish kryetari i shtetit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha i ka bërë thirrje UEFA-s të ndëshkojë Serbinë për shkak siç thotë ai aktit luftënxitës,primitiv dhe të pashembullt në historinë e sportit në botë informon Faktiditor.ch.
Berisha po ashtu në rrjetin social Facebook ka postuar edhe një video ku shihet vendosja e tankut para stadiumit të Yllit të Kuq para ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Young Boys të Zvicrës.
Sali Berisha ka përkujtuar se ai tank i vendosur sot ka vrarë qindra civilë kroatë të paarmatosur në masakrën e Vukovarit
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Kjo eshte video e operacionit te vendosjes para stadiumit Ylli i Kuq ne Beograd ne prag te ndeshjes Young Boys te Zvicres – Serbi e tankut qe ka vrare qindra civile kroat te pa armatosur ne masakren serbe te Vukovarit! Edhe njehere i bej thirrje UEFA-s te ndeshkoje ne menyre shembullore Serbine dhe ekipin e saj per aktin luftenxites, primitiv te pashembullt ne historine e sportit ne bote! sb
Kjo eshte video e operacionit te vendosjes para stadiumit Ylli i Kuq ne Beograd ne prag te ndeshjes Young Boys te…
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 27. August 2019