Sali Berisha tregon se kush janë vrasësit e Azem Hajdarit



Ish- kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me akuzat e ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, që thotë se ish-Kryeministri është përgjegjës dhe i përfshirë në ngjarjet që vranë Azem Hajdarin.
“Ky është njëri nga vrasësit e akuzuar nga Sali Berisha. Ka një dëshmi të dorëzuar tek prokurori ndërkombëtar dhe prokurorit të vendit, që e dorëzoi menjëherë në media. Ambasadori amerikan ja dha prokurores norvegjeze dhe një tjetër Arben Rakipit.
Ai e nxori në treg dhe bëri gjithçka për ta sabotuar. Por prokurorja norvegjeze bëri të kundërtën. Vëllai i tij qëndroi dhe vuajti dënimin, u tregua burrë, ndërsa ky ja mbathi. Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg për të bërë pikërisht këto deklarata që bën”, u shpreh Berisha në Top Story.