Salianji: Ja çfarë zbulova, kur u maskova si punëtor hashashi!

137

salianji

“Kur denoncova para tre muajsh ekzistencën e hashashit në Tepelenë më kanë ndjekur 3 makina e motorrë, kur po i afrohesha plantacioneve të hashashit. Më pas më dolën përpara 15-20 persona të armatosur, gjë që na bëri të ktheheshim mbrapsht”.

Kjo është deklarata që ka dhënë Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, në “Oktapod” nga Turjan Hyska.

Më tej Salianji vazhdon rrëfimin e tij sesi e realizoi videon.

“Shkova pas tre ditësh përsëri në atë zonë, duke u veshur si punëtor hashashi, shkova me punonjësit, me makinën e tyre. Ata që më ndhmuan ishin persona që nuk donin të punonin aty, por merreshin me forcë nga të fortët e hashashit. Po ashtu jam munduar që gjatë videos mos të identifikoj vendin, sepse vendosja në rrezik personat që më ndihmuan”.

Ai ngre akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit duke e cilësuar atë si bashkëfituese në çështjen e hashashit.

“Së fundmi u thirra në polici pas 3 muajsh nga videoja që kam bërë. Duke qënë se hashashi jo vetëm u mboll, u kultivua, u rrit, u korr, u shpërnda, u tymos, u bënë paratë. Unë ua kisha dhënë të dhënat publikisht policisë së shtetit, pse ata u kujtuan pas tre muajsh?”.

Më pas ai tregoi që arsyeja pse u përfshi në këtë aksion kundër kanabisit, ka qenë edhe një histori familjare, ku ai ka pasur të afërm që kanë qenë përdorues të hashashit”./ dritare.net

Comments