SALIHAJ NË KONFERENCË FLET PËR ILIRËT!


11:36 / 14.10.2016

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj në një konferencë për medie që mbajti në sheshin “Ibrahim Rugova” e cila pati interesim të madh medial, foli veçanërisht për Iliret dhe shtrirjen e tyre në mbarë botën.
Salihaj argumentoi me disa emërtime iliro shqiptare deri në Kinë.
Deputeti Salihaj tha se do ta ngris këtë çështje edhe në kuvend për hapat që duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e një ekipi për hulumtime shkencore nëpër disa vende botërore për ilirët.