Sam Asghari i kundërpërgjigjet komentit të Britney Spears mbi martesën e tyre

97
fresco

Sam Asghari ka reaguar së fundmi ndaj komentit të Britney Spears mbi martesën e tyre të mëparshme, të cilën këngëtarja e përshkroi si “një shpërqendrim të rremë”.

Gjatë një interviste për People, modeli iraniano-amerikan foli hapur për martesën e tij me Spears.

Ai tha: “Martesa jonë ishte shumë reale për mua. Mund të ketë qenë e shkurtër, por ne qëndruam bashkë për shtatë vjet. Unë isha i dashuruar me të, gjithmonë do të kem dashuri për të dhe gjithmonë i uroj më të mirën”.

Ky reagim erdhi pas një postimi në Instagram të Spears, ku ajo reflektoi mbi martesën e tyre dhe e përshkroi atë si vitin më të vështirë të jetës së saj.

“Ne jemi thjesht njerëz të brishtë. Vitet më të vështira të jetës sime ishin ato kur dy djemtë e mi mungonin për tre vjet”, shkroi këngëtarja e “Gimme More” në një postim krahas një fotografie.

Ajo kujtoi periudhën kur ishte e ndaluar të kontaktonte me djemtë e saj, Jayden James dhe Sean Preston, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

Ajo vazhdoi: “Dhe mbaj mend se e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte mohimi dhe shumë lot. Është çuditshme, unë dhe Sam ishim të martuar, por pothuajse dukej si një shpërqendrim i rremë për të më ndihmuar të përballoja këtë”.

Sam Asghari dhe Britney Spears u takuan për herë të parë në setin e videos muzikore të këngës së saj “Slumber Party” në vitin 2016, ku ai luante rolin e dashurit të saj.

Çifti ishte i martuar nga 2022 deri në 2024.

Comments