Sami Lushtaku: Kurrë s’kam dëgjuar për Brigadën “Hasan Prishtina”, kjo është brigadë fantomë

266
fresco

  

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku , në emisionin Frontal në Televizionin 7, ka thënë se nuk ka dëgjuar asnjëherë për Brigadën “Hasan Prishtina”, sipas tij kjo është krijuar vetëm në mendjen e njerëzve, por asnjëherë në Drenicë.

I ftuar për të biseduar për fryrjen e listave të veteranëve të luftës, Lushtaku ka thënë qenë i vetëdijshëm që do të ketë parregullsi në listat e veteranëve, mirëpo nuk e ka pritur që do të ketë numër kaq të madh të njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë pjesë e listës së veteranëve.

Ndërsa i pyetur për Brigadën “Hasan Prishtina”, për të cilën Fadil Geci kishte thënë se ka qenë në krye të saj, Lushtaku thotë se nuk ka dëgjuar asnjëherë, madje thotë se kjo ide ka mundur të jetë vetëm në Kokën e Gecit, por asnjëherë në Zonën Operative të Drenicës.

“Unë jam befasuar pasi asnjëherë për dy vite në Zonën Operative të Drenicës nuk kam dëgju për këtë brigadë. Kjo është fantomë, nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ka mundësi që Fadili ta ketë pasur në mendjen e vet si brigadë por në Zonën Operative të Drenicës nuk ka qenë asnjëherë”, ka thënë Lushtaku.

Comments