Sami Yusuf mblodhi mijëra fansa sonte në Shkup
Artisti i njohur Sami Yusuf, ka performuar sonte për fansat e tij në Shkup
Sami Yusuf, përpara mijëra fansave të tij në stadiumin “Filipi i Dytë” këndoi ilahitë e tij më të njohura. Ndërkohë që publiku ka kënduar bashkë me të një pjesë të mirë të ilahive.
Në një fjalim të shkurtër para se të fillonte këndimin e ilative, Yusuf krahasoi veten e tij me vendet e Ballkanit, ku sipas tij grupe të ndryshme etnike, besimet, kulturat dhe tradita jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën.
Artisti e nisi koncertin e tij me ilahinë “Muhammed” dhe krahas ilahive të tij të vjetra ai performoi pjesë edhe nga albumi i tij i ri ”Barakah”.
Me 10 instrumente të ndryshëm muzikorë Sami Yusufi i cili këndon ilahi në 6 gjuhë të botës në koncertin e Shkupit këndoi disa ilahi në gjuhën arabe, turke dhe angleze.
Ndërsa gjatë qëndrimit të tij në Shkup, dje dhe sot, ai ka vizituar edhe shtëpinë muze të Nënës Terezë