Samsung Pay mund të debutojë edhe në marka të tjera telefonësh

217

Samsung është në bisedime me prodhues të tjetë telefonësh për të zgjeruar shërbimin e saj të pagesave mobile edhe në markat e tjera të telefonëve.

Ekzistojnë disa mënyra për ta bërë realitet këtë gjë: Samsung mund të bindë prodhuesit të implementojnë konektorë magnetikë MST ose tu shesë atyre aksesorë që mundojnë kryerjen e pagesave me Samsung Pay.

Konektori magnetik është avantazhi më i madh i Samsung kundër Android Pay i cili funksionon vetëm me NFC.

Ndërsa mund të duket absurditet për prodhuesit e telefonëve të adoptojnë që markë nga një rival siç është Samsung, në një farë mënyrë do të ishte gjëja më e mirë për një kompani e cila nuk ofron dot zgjidhjen e saj të pagesave mobile.

Debutuar në 2015-ën, Samsung Pay ka 34 milion përdorues, 10 milion më shumë sesa Android Pay. Madje ofron edhe një variant Pay Mini i cili funksionon me telefonët buxhetorë.

Samsung qartësisht po tregon se Pay do të jetë një shërbim i arritshëm globalisht. /PCWorld Albanian

Comments