Samsung prodhon mikrofon të mençur me asistentin Bixby

245

Sipas raportit më të ri të Wall Street Journal, Samsung i është bashkëngjitur kompanive si Apple, Amazon, Google dhe Microsoft për të prodhuar mikrofonin e vet të mençur.
Ky është trendi më i ri në industrinë IT, i cili ka nisur me modelin e Amazon Echo, të prezantuar para disa vitesh.

WSJ raporton se Samsung në mikrofonin e vet të mençur, me emrin kodues Vega, po punon që disa vite. Mikrofoni do të ketë të integruar asistentin Bixby AI. Por, pasi që versioni në gjuhën angleze të asistentit Bixby është shtyrë, tash për tash nuk ka periudhë të caktuar kohore se kur mund të dalë në treg mikrofoni i Samsung.

Vlerësohet se 36 milionë amerikanë përdorin mikrofona të mençur të paktën një herë në muaj. Këto pajisje mund të japin informacione për motin, rezultatet sportive, çmimet në bursa dhe të lëshojnë muzikë sipas kërkesave. Aty është edhe mundësia e kontrollimit të aparateve të mençura./Arbresh.info/

Comments