Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është sanksionuar një banore e Shkup, pasi me një veturë të tipit Audi ka lëvizur në shtegun për këmbësorë në parkun Gruaja Luftëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, më 19 mars 2026, zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me personin me iniciale L.T. nga Shkupi, e cila më 16 mars në ora 14:39, me veturë me targa të Shkupit, ka lëvizur në zonë të dedikuar vetëm për këmbësorë.
Ngjarja u bë publike pasi incizimi i saj u shpërnda në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët. Pas identifikimit të shoferes, policia ka ngritur kallëzime përkatëse në përputhje me ligjin për siguri në komunikacionin rrugor.
Rasti ka hapur sërish debat për respektimin e rregullave të trafikut dhe sigurinë në hapësirat publike në kryeqytet.
Posti i meparshem
Comments
