Sarabia surpriza e sezonit, Sevilla e blindon!

416
fresco

Fillimi i mirë i sezonit i Pablo Sarabia, ka vënë në lëvizje klubin e Sevillas, që ka nisur menjëherë nga puna për ta “blinduar” sulmuesin. Gjatë ditëve në vijim agjentët e 26-vjeçarit do të takohen me drejtuesit e klubit andaluzian për të biseduar rreth kushteve të rinovimit. Në këtë fillim sezoni Sarabia ka shkëlqyer me fanellën e Sevillas duke realizuar 12 gola dhe për këtë arsye, ekipi i drejtuar nga Pablo Machin nuk dëshrion të ketë të papritura në merkaton e janarit. Me rinovimin e kontratës pritet të rritet edhe klauzola e futbollistit që momentalisht është 18 milionë euro.

Comments