Saraji takohet me “Rilindjen me BESË’’

166
fresco

midle

Image result for rilindje me bes

 Koalicioni “Rilindje me Besë’’, sonte ishte prezent në Saraj, ku para banorëve të kësaj ane ata shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Në këtë tubim ishte prezent edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Gjatë fjalimit të tij sonte në Saraj, mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha: “Ne duam të promovojmë politikanë të realizuar në profesionet e tyre të cilët nuk do e përdorin partinë si strehimore të vetmen për t’i mbuluar dhe fshehur paaftësitë e veta personale. Ne besojmë se në politikë janë më të dëmshëm të pasuksesshmit dhe të parealizuarit në profesionet e veta. ngaqë ata veprimtarinë politike e përdorin si mundësi për t’i realizuar ambiciet e tyre joproporcionale me aftësitë që kanë”.

Ndër të tjerat kryetari Bilall Kasami shtoi: “Ne të lëvizjes Besa duam t’i japim fund mendësisë e cila politikën e konsideron si biznes më fitimprurës, ne duam t’i themi mjaft më veprimtarisë politike që ka për qëllim realizimin e interesave dhe ambicieve personale të drejtuesve partiak dhe të atyre që konsiderohen si baballarë të partive. Ne si shqiptarë të Maqedonisë duhet të tregohemi të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm për fatin e fëmijëve tanë dhe duhet ta kuptojmë se me këta politikanë që na përfaqësonin deri tani. ne thuajse filluam t’i ngjajmë popullit të cilit i përshtaten politikanë të korruptuar dhe banditë partiak te të cilët mund të blesh vend pune, mund të blesh diplomë fakulteti dhe të cilët të japin librezë partiake. por duke t’i marrë të gjitha dhe duke të shpallur shërbëtor të partisë së tyre..”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA,  Bilall Kasami.

Në këtë tubim madhështor fjalë rasti kishin edhe Orhan Murtezani nga shtabi qendort i koalicionit “Rilindje me BESË’’ i cili mes tjerash tha: 15 vite gojën plot me marrëveshjen Ohrit e asgjë nuk është realizuar. Krijon përshtypje njeriu se aq të shenjtë e kanë konsideruar, saqë jo që nuk e kanë zbatuar por edhe janë frikuar ta prekin me dorë..

Fjalë rasti kishte edhe kandidatja për deputete e kësaj zone, Mevlude Gjureci, e cila tha: “Femra nuk është vetëm dekor i partisë sonë, por jemi zëri i femrës shqiptare, që do të dëgjohet sa herë që do të këtë padrejtësi. Ne do të mbetemi vlera e çmuar e çdo shqiptari që ndjen për nënën, motrën, gruan e vajzën e tij. Dhe, prandaj u rreshtuam bashkërisht si një familje e madhe për t’u nisur drejt fitores”.

Zeqirija Ibrahimi bartës i njësisë zgjedhore numër 1 tha: “Nga kjo foltore e kam një porosi për ata që shitën hoxhallarë nëpër tubime, ata të cilët përgatiten për të vjedhur vota, ata të cilët përgatiten për të blerë vota, ju them se edhe vjedhësi edhe shitësi vendin e kanë në xhehenem. Fitorja e koalicionit “Rilindje me BESË’’ është e padiskutueshme andaj veproni kështu nga paniku”.

Të pranishmëve ju drejtua edhe Ibush Jusufi kandidat për deputet nga zona zgjedhore numër 1 i cili theksoi: “Pas konventës madhështore që mbajtëm në sallën ‘’BorisTrajkovski’’ në Shkup me 22 nëntor, shumëkush po na pyet se si mund të jemi pjesë e koalicionit ‘’Rilindje me Besë’’, por unë ju them: Ne jemi i vetmi opsion i mundshëm që e rrezikoni dhe do e fundos BDI-në më 11 dhjetor”.

Sani Saidi (kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 1) tha: “ju bëj thirrje rinisë shqiptare që ti bashkohen sa më parë koalicionit ‘’Rilindje me Besë’’, duke shprehur se koalicioni në fjalë drejtohet nga njerëz që kanë vlerë, moral dhe dinjitet”, përfundoi Saidi.

Comments