Sarko është kthyer, por Franca ka ndryshuar – Nga Sylvie Kauffmann (The New York Times)


Nga Sylvie Kauffmann (The New York Times)
Një nga videot më të njohura në rrjetet sociale të Nicolas Sarkozy: intervista për kanalin franceze të lajmeve “BFM-TV”më 8 mars, 2012, hapi fushatën tij presidenciale muajin e kaluar.
Edhe pse president i atëhershëm, Sarkozy kërkoi një mandat të dytë pesë-vjeçar në garën kundër François Hollande. I pyetur nëse do ta linte politikën, në rast se humbiste, në mënyrë të vendosur Sarkozi u përgjigj: “Po.”
Gazetari u befasua. “Do ta lini politikën?”, pyeti ai përsëri, dyshues.
“Ju mund të pyesni për të tretën herë nëse dëshironi “, ia ktheu qetësisht presidenti- Unë sërisht do t’ju them: Po.”
Katër vjet më vonë, “Sarko” është kthyer. Ashtu si intervistuesi i tij atë ditë, askush nuk në Francë nuk e besonte se ky njeri, i cili e ka pranuar hapur se mendonte gjithë kohës të kandidonte për president, do të mund të jetonte pa adrenalin e një jete politike.
Në vitin 2012, ai mori disa muaj për tu shëruar nga humbja, por shumë shpejt arriti të manovronte situatën që të rikthehej sërisht me partinë e tij të krahut të djathtë, të cilën e quajti “Republikanët” dhe vuri në krye tu saj njerëzit e tij. Në një libër të botuar janarin e kaluar, “La France pour la vie” ( Përgjithmonë Franca), në dukje i përulur, Sarkozy pranoi disa gabime dhe u përpoq të portretizonte veten si një tjetër njeri. Kjo ishte padyshim faza e parë e fushatës së tij.
Një libër i dytë, i publikuar javën e kaluar, “Tout pour la France” ( Të gjithë për Francën), ishte trampolina për të filluar zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të prillit të ardhshëm. I shkruar në korrik, në intimitetin e një rezidence në riviereë, në pronësi të gruas së tij, Carla Bruni, me ngut dhe me gabime drejtshkrimore, libri argumenton se Nicolas Sarkozy duhet të kthehet, për një arsye të thjeshtë: Franca ka nevojë për të, ashtu si sic kishte nevoje për Charles de Gaulle në vitin 1958.
Në një farë mënyre, kjo duhet të na qetësoje: Ai nuk ka ndryshuar.
Imazhi i një politikani të përulur dhe shfajësues ishte jetëshkurtër, aq më tepër pasi e favorizoi në sondazhet e opinionit. Sarko që ne njihnim është kthyer.. me një hakmarrje.
Nuk është aq e lehtë të luftosh përsëri për pushtetin kur je larguar nga detyra me një shumicë të qartë votuesish (ai humbi përballë Hollande me më shumë se tre për qind).
Nuk është e lehtë të kandidosh sërisht kur çdo sondazh tregon një antipati të thellë politike dhe një normë të lartë të mendimeve negative. Por ajo që Sarkos nuk i mungon është ambicia politike. Megjithatë edhe pse jopopullor, ai do të bëjë gjithçka të nevojshme për të ardhur përsëri në pushtet.
Pra, pse duhet që Franca të ketë nevojë për Sarkozi në vitin 2017, kur nuk e donte atë në vitin 2012? Sepse, siç edhe e shpjegon ai në librin e tij të ri, Franca nuk është me i njëjti vend. Situata e krijuar nga vala e fundit e sulmeve terroriste kërkon një njeri të fortë dhe me përvojë në krye. “Unë ndjej se e kam fuqinë për të udhëhequr këtë betejë në një moment të tillë të përvuajtur në historinë tonë”, shkruan ai.
Disa e konsideruan titullin “Të gjithë për Francën”, si referencë e një libri të shkruar nga Zhak Shirak për fushatën e tij të vitit 1995, “La France pour tous” ( “Franca për të gjithë”). Duke përmbysur propozimin, Sarko shpreson se shpirti i tij i ri patriotik do të fshijë të kujtimet e këqia që ai la, egon e pangopur , arrogancën dhe armiqësinë.
Do t’i dali mbanë? Të bindur se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të zhvillohen midis të djathtëve dhe jo në qendër, ish-presidenti po vë një bast të madh. Çështja numër një e kësaj fushate, sic mendon ai, nuk do të jetë ekonomia, të cilën ai nuk kishte guximin ta reformonte kur ishte në detyrë, por Franca, lufta dhe Islami: “Është identiteti francez”.
Ky po që është një bast i rrezikshëm. Nëse Juppé ka për qëllim unifikimin dhe qetësimin e situatës, Sarkozy në mënyrë të guximshme ka për qëllim përçarjen.
“Emigracioni – thotë ai – mori një kthesë të gabuar në vitin 1976 kur Presidenti Valeri Zhiskar d’Esten lejoi që familjet vendase që ti bashkoheshin emigrantëve në Francë. Që atëherë, gjërat kanë qenë jashtë kontrollit”, argumenton ai .
Sarkozi mbështet ndalimin e emigracionit ekonomik për pesë vite, duke arsyetuar se integrimi i imigrantëve është një koncept i modës së vjetër që ka dështuar. Ai e pikturon Francën si një vend “i detyruar” nga “ideologët e multikulturalizmit dhe sociologët e pabarazisë” që të asimilojnë dhe të bëjë të ndihen të barabartë të “ardhurit”.
“Asimilim do të thotë jo vetëm marrja e nënshtetësisë franceze, por edhe e vlerave, kulturës franceze dhe mënyrës së jetës”, shkruan Sarkozi.
“Ne nuk jemi anglo-saksonët që lejojnë komunitetet e tyre të jetojnë krah për krah, duke injoruar njëri-tjetrin.”
/Përshtati SYRI.net/