Qeveria në seancën e sotme të 84-të me radhë ka sjell vendim që Sasho Tasevski, magjistër për siguri dhe doktorant i Fakultetit të Sigurisë të emërohet drejtor i ri në Byronë për Siguri Publike (BSP). Ai vjen në vend të Laze Vellkovskit, i cili javën e kaluar ishte shkarkuar nga funksioni në MPB, pas skandalit me veturën zyrtare.
Tasevski u bë i njohur në opinionin vendor pas ndodhive në Kuvend në 27 prill vitin e kaluar, kur si sigurim personal i Oliver Spasovskit, bashkë me dy- tre kolegë të tij nuk lejoi që të vjen deri tek gjakderdhja më e madhe, por dhe pasoja vdekjeprurëse për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së që në pres sallën e Kuvendit ishin sulmuar nga turma e njerëzve.
Tasevski është polic me përvojë i cili në MPB ka punuar nga viti 2001.
Ndryshe, në fillimin e karrierës së tij, ai ka qenë pjesëtar i Njësitit për detyra speciale “Tigrat”.