Bayern Munich është ndalur në ‘Allianz Arena’.
Ishte skuadra e Schalke 04 që ka arritur ta befasojë Bayernin duke e ndalur në barazim 1-1.
Bavarezët e nisën më mirë ndeshjet duke kontrolluar lojën dhe duke rrezikuar mysafirët.
Golin e epërsisë Bayerni e arriti pas nëntë minutave lojë, kur sulmuesi polak, Roberto Lewandowski shënoi për 1-0.
Kujtojmë që asistues tek goli i parë i Bayernit ishte kiliani Arturo Vidal.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se katër minuta.
Ishte mbrojtësi brazilian, Naldo që shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Caliguri.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Në fillim të pjesës së dytë të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, mirëpo Manuel Neuer në njërën anë dhe Ralf Fahrman në anën tjetër ishin në formë të mirë.
Deri në fund të ndeshjes bavarezët kërkuan me ngulm golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Edhe pas këtij barazimi, Bayern mbetet lider në Bundesliga me 46 pikë, katër më shumë se RB Leipzig që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.