Scholz u zgjodh kancelar i Gjermanisë

308

Anëtarët e Bundestagut gjerman kanë zgjedhur Olaf Scholz si kancelar të ri federal.

Ai mori 395 nga 707 vota në një votim të fshehtë në Bundestag të mërkurën. Për zgjedhjet kërkoheshin 369 vota nga gjithsej 736 deputetë.

Scholz u bë kancelari i nëntë federal i Republikës Federale, transmeton rtv21.tv.

Moebel THEMA

Ai pason Angela Merkel e cila ishte në krye të qeverisë gjermane për 16 vjet. Dorëzimi i detyrës është planifikuar për pasdite.

Pas emërimit zyrtar nga Presidenti Federal, Scholz do të bëjë betimin në Bundestag. Kabineti i tij gjithashtu do të emërohet dhe betohet të mërkurën. Scholz do të drejtojë një koalicion të SPD, të Gjelbërve dhe FDP. Një koalicion i tillë semaforik është një risi në historinë e Republikës Federale.

Kabineti i Scholz do të përfshijë 17 ministra, tetë prej të cilëve janë gra. Përveç kancelarit dhe kreut të kancelarisë, SPD ka gjashtë drejtues departamentesh, pesë për të Gjelbrit dhe katër për FDP./21Media

Comments