“Schumacher nuk mund të ecë dhe as të qëndrojë në këmbë”

402

Michael Schumacher ende nuk mund të ecë apo të qëndrojë në këmbë i pa ndihmuar pas më shumë se 2 vjet e gjysmë nga aksidenti që pësoi në skijim, që pothuajse e mbyti atë, raporton The Telegraph.

Lajmin për shëndetin e shtatë herë kampionit në Formula 1 e ka bërë të ditur avokati i familjes Schumacher, Felix Damm, transmeton Koha.net.

“Ai nuk mund të ecë, madje ai nuk mund të qëndrojë në këmbë pa ndihmën e terapistëve”, është shprehur Damm në një seancë gjyqësore në Hamburg.

Familja Schumacher ka paditur revistën gjermane Bunte, e cila kishte raportuar vitin e kaluar se ish-kampioni i Formula 1 është rikuperuar dhe është duke ecur.

Por, këto publikime të revistat i ka mohuar familja Schumacher që tani është duke kërkuar nga revista 40-100 mijë euro për shkeljen e privatësisë.

Comments