S’do të mbetet asnjë uzurpator në Kosovë


Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka komentuar në lidhje me largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.
Veseli tha se nuk është ithtar i veprimeve policore veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka folur edhe për largimin e banorëve të lagjes Dardania, të cilët kanë uzurpuar banesat tash e 17 vite.
Veseli ka thënë se asnjë uzurpator nuk do të mund të qëndroj më, raporton Indeksonline.
“Mirëpo kur kemi të bëjmë me fëmijë, nuk bën të abuzohet pasi që janë njerëz hallexhinj. Nuk do të ketë uzurpatorë në Kosovë, mirëpo dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë”, ka theksuar Veseli.