Së paku 20 viktima nga shpërthimi në kufirin Siri-Turqi

140
Së paku 20 viktima nga shpërthimi në kufirin Siri-Turqi

Moebel THEMA

Së paku 20 persona, kryesisht kryengritës sirianë, humbën jetën sot nga shpërthimi i auto bombës në afërsi të vendkalimit kufitar Bab al Salama në kufirin Siri-Turqi.

Sipas burimeve të kryengritësve, nga sulmi janë lënduar dhjetë persona të cilët janë dërguar në spital.

Bomba ka shpërthyer në afërsi të pikës së kontrollit të luftëtarëve të grupit kryengritës Xhabhar al Shami, i cili është pjesë nga Armata e lirë siriane.

Në vendkalimin kufitar Bab al Salama, në afërsi të së cilës është kryer sulmi, është lidhja kryesore mes pjesëve të Sirisë veriore nën kontrollin e kryengritësve dhe Turqisë.

Comments