Së paku 50 milionë euro dëme nga vërshimet
Derisa nuk ka vlerësim zyrtar për dëmet që pësuan nga përmbytjet e fundit në rajonin e Shkupit, ekspertë të biznesit të sigurimeve theksojnë për Deutsche Welle se dëmet mund të shkojë së paku 50 milionë euro transmeton Agjencia INA.
“Definitivisht do të duhen shumë para. Matematika është shumë e thjeshtë. Ajo që dëgjojmë është se janë goditur së paku 5 mijë shtëpi, nga kjo llogaritni. Së paku 50 milionë euro. Kjo vetëm për pjesën e dëmeve të objekteve për vendbanim. Ku mbetet infrastruktura. Bëhet fjal për shuma të mëdha”, komentoi eksperti për DW. Qeveria po shqyrton mundësinë që të paguajë avans për dëmet. Sipas ministrit të punës dhe politikave sociale, Dime Spasov gjatë dy ditëve të ardhshme do të bëhet plani për dëmshpërblimet.