Së paku një polic i lënduar në përleshjen e sotme me studentët që po kundërshtojnë funksionalizimin e kishës
“Së paku një polic është lënduar nga përleshja e sotme me studentët e SKV-së që po kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar të UP-së. ”
Së paku një polic është lënduar nga përleshja e sotme me studentët e SKV-së që po kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar të UP-së.
Nuk dihet ende nëse ka më shumë policë të lënduar, dhe në anën tjetër sa të lënduar e të arrestuar janë në mesin e studentëve protestues.
Lëvizja për “Studim, Kritikë, Veprim” për orën 13:00 ka paralajmëruar një aksion simbolik me të cilin do të kundërshtonte funksionalizimin e kishës së Krishtit Shpëtimtar.
Ata kanë lënë para kishës një pankartë në të cilën shkruan: “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.