Seanca gjyqësore për “Titanik, “TNT” dhe “Trust” në Penale

233
fresco

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Titanik, “TNT” dhe “Trust”.

Në rastin “Titanik” të akuzuar kryesor janë funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu ish- kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe emra tjerë të kësaj partie. Ato dyshohen për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore gjatë kampanjës zgjedhore të vitit 2012.

Seanca e fundit për lëndën “Titanik” u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila ka pasur rrezikshmëri të shtatzënisë.

Në lëndën “TNT” të dyshuar kryesor janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, ish kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas PSP-së për qëllime politike në mënyrë joligjore ato shembën kompleksin “Cosmos” në pronësi të FIjat Canovskit.

Në Seancën e fundit për këtë lëndë u dëgjuan 25 biseda të reja të përgjuara.

Në lëndën “Trust” i akuzuar kryesor është afaristi Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre juridik. Sipas aktakuzës, ata dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe kurdisje të tenderit të ELEM-it me vlerë prej 17 milionë euro.

Comments