Të drejtën e votës për referendumin që po mbahet sot e ka shfrytëzuar edhe Kryetari I Degës së PDSH-së për Sarajin Sefedin Aliu transmeton Faktiditor.ch.Me këtë rast Aliu ka thënë se ka votuar për NATO për shumë arsye .E para sipas tij është se pikërisht NATO-s ia kemi borxh sepse ajo sipas tij na shpëtoi më 1999-tën.Ai ka thënë se ka votuar pro referendumit edhe për shkakun se në NATO jemi më të barabartë, gjithë shqiptarët janë më të integruar dhe vota pro është edhe në favorin e gjeneratave që vijnë sepse do përfitojnë nga ky moment historik.
Ai u ka dëshiruar suksese shqiptarëve të Maqedonisë./Faktiditor.ch/
