Sefer Selimi – VLEN-it: Nënshtrimi ndaj VMRO-së nuk ju bën më të vlefshëm
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me një postim kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe raportit të subjektit VLEN me partnerin e koalicionit, VMRO-DPMNE shkruan Tetovasot.
Në postimin e tij, Selimi shkruan se shpreson që miqtë e tij nga VLEN ta kenë kuptuar se, siç thekson ai, “në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përhershme”.
Sipas Selimit, nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së, nuk e bën VLEN-in më të vlefshëm në skenën politike, por përkundrazi e bën të parëndësishëm.
“Burimi i forcës suaj nuk duhet të vijë nga partneri i koalicionit dhe nga afërsia me kryeministrin, por nga mandati që ua kanë dhënë votuesit tuaj. Ndryshe, përfundoni si leckë për një përdorim”, ka shkruar Selimi.
Postimi i analistit politik vjen në një periudhë debatesh të shtuara publike rreth rolit të VLEN-it brenda koalicionit qeverisës dhe peshës reale të tij në vendimmarrje.TS
Postimi i plotë:
Shpresoj që miqtë e mi nga VLEN ta kenë kuptuar se: “Në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përhershme” dhe se nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së nuk ju bën më të vlefshëm; përkundrazi, ju bën të parëndësishëm. Burimi i forcës suaj nuk duhet të vijë nga partneri i koalicionit dhe afërsia me Kryeministrin, por nga mandati që ua kanë dhënë votuesit tuaj. Ndryshe, përfundoni si leckë për një përdorim.

