Sefer Tahiri: Katica Janeva po i kthen shpresat për drejtësi

591
fresco

midle
Sefer-Tahiri-1-780x439

Pas videos së mbrëmshme ku prokurorja speciale, Katica Janeva kërkonte që të hapeshin portat në ministrinë e punëve të brendshme, kanë reaguar shumë profesor universitar e analist politik duke e vlerësuar këtë akt si të guximshëm.
Profesori universitar, Sefer Tahiri aktin e mbrëmshëm të prokurores speciale, Katica Janeva e komenton si të guximshëm duke thënë se Katica Janeva po i kthen shpresat për drejtësi dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjeve në Maqedoni.
“Prokurorja e guximshme. Prokurorja speciale, Katica Janeva kthen shpresat për drejtësi dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjeve në Maqedoni.”, shkroi Sefer Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Comments