Sejdiu: Në Prishtinë mposhtëm trinomin LDK-PDK-AAK

238


“Ne kemi arritur të bëjmë dicka që pakkush ka menduar që mund të bëhet. Përballë një makinerie të jashtëzakonshme të PDK, LDK dhe AAK të dalim katërmijë vota më lart se në raundin e parë. Kjo i bie që së bashku me AKR-në ta rrisim votën për kryetar”

22:06, 23 Nëntor 2017
Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se subjekti të cilit i takon dhe Aleanca Kosova e Re e kanë mposhtur trinomin PDK-LDK-AAK në Prishtinë.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ia kanë dalë ta mundin një makineri të tërë, të organizuar për ta rrëzuar Shpend Ahmetin, ndërsa Isa Mustafës i ka sugjeruar të shkojë në pension, pasi sipas tij ka një karrierë të dështuar politike.

“Ne kemi arritur të bëjmë dicka që pakkush ka menduar që mund të bëhet. Përballë një makinerie të jashtëzakonshme të PDK, LDK dhe AAK të dalim katërmijë vota më lart se në raundin e parë. Kjo i bie që së bashku me AKR-në ta rrisim votën për kryetar”.

“Nuk ka një kryetar komune që ka dalë në garë me atë që ka bërë në katër vjetët e mandatit qeverisës. Të gjithë e fshehin atë që kanë bërë. Shpend Ahmeti ka garuar me ato që ka bërë në mandatin e tij, duke premtuar për katër vjet tjera”.

“Gjatë mandatit të tij(Isa Mustafës) veç në rrëmojca nuk është vjedhur, sepse për to nuk ka pasur tender. Kur ai është bërë kryeministër 100 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin. E vetmja arritje e tij është Fondi. Ai njeri nuk duhet të dalë më në televizor, por duhet të shkojë në pension”.

Comments