Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski në pres konferencën e sotme ka informuar se do të ngritët padi për shpifje dhe nënçmim drejt më shumë personave dhe internet portaleve, përshkak të rastit për tenderin e M-NAV-it.
Rashkovski, nëpërmjet konferencës për shtyp i sqaroi detajet në lidhje me rastin në M-NAV, pas publikimit të bisedës, dhe u ka kërkuar falje të gjitha shteteve dhe nacionaliteteve që janë ofenduar nga biseda e publikuar.
Sipas tij, është joserioze që të publikohet bisedë vetëm 15 minuta, e cila ka zgjatur rreth një orë.
Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmarrjes “Leonardo”, ashtu siç theksoi Rashkovski, është nënshkruar nga ana e menaxhmentit të pushtetit të kaluar, gjegjësisht Zhivko Popovski, babai i ish ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Siç theksoi Rashkovski, padi do të ngritet kundër Ivanka Vasilevskës, milenko Nedelkovskit, Lubço Zlatevit, Goran Momirovskit, partisë Levica, Irena Radovanoviqit, Lubço Pavlevskit si dhe Valon Belës.
Procedura arbitrare do të dorëzohet kundër portaleve “Kurir”, “Ekspres”, “Infomaks” dhe “Lider”.

