
“Komandanti suprem i revolucionit kubanez ish-Presidenti Fidel Castro ka vdekur mbrëmjen e djeshme, por përveçse revolucionit komunist në Kubë, Castro ishte një figurë që tronditi shumë themelet edhe të SHBA-së. Thuhet se Fidel Castro ishte në dijeni të atentatit ndaj presidentit amerikan, John Kennedy, një prej ngjarjeve më misterioze në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe botës. Zyrtarisht, Castro është pastruar nga çdo akuzë që e përfshinte atë në vrasje. Hetimet dolën në përfundimin se Lee Harvey Osvald, një simpatizant komunist, veproi i vetëm.Por, nje nga ish-anetarët e CIA-s tha se kishte prova qe Castro ishte në dijeni për vrasjen që do të ndodhte, një deklaratë që tronditi shumë njerëz në prag të 50-vjetorit të vrasjes së presidentit amerikan, një prej momenteve me të rëndësishme të historisë se shekullit të 20-të. Brajan Letuell, që studioi çështjet e Kubës si analist i CIA-s në vitet 1960 dhe më pas u bë shefi i Marrëdhënieve të Shërbimeve Sekrete për Amerikën Latine, përmes librit te tij “Sekretet e Castros, CIA dhe Makina e Shërbimeve Sekrete të Kubës”, shprehet i bindur se Castro dinte gjithçka për vrasjen e Kenedit. Mëngjesin e 22 Nëntorit të vitit 1963, që Kenedi u vra në Dallas, Kastro urdhëroi një prej zyrtarëve të lartë të Shërbimeve Sekrete në Havana “të ndalonte çdo komunikim radio të paspecifikuar dhe të përqendrohej në atë detajin e vogël, atje ne Teksas”. Katër orë me vone u mësua lajmi se Kenedy kishte vdekur. Në një intervistë, Letuell, profesor në Universitetin e Miami-t, shpjegoi se e kishte zbuluar informacionin në intervista me ish-zyrtaret e shërbimeve sekrete, të mbështetura në dokumente të deklasifikuara, të cilat janë të hapura për publikun. Letuell thotë se Castro ishte i vetëdijshem se Osvald që iu mohua marrja e vizës kubaneze në ambasadën në Meksiko i kishte thënë stafit se do ta vriste Kennedy-n dhe Fidel Castro i dinte qëllimet e tij dhe nuk bëri asgjë për ta ndaluar këtë akt. “Unë nuk them se Fidel Kastro urdhëroi vrasjen, nuk them as që Osvaldo ishte nën kontrollin e tij. Ndoshta edhe mund të ketë qenë, por nuk kam mundur të gjej fakte për këtë. Gjithçka që unë shkruaj- thoshte Letuell- e mbështes në dokumente dhe në regjistrimet e burimeve. A e donte të vdekur Fideli, John Kennedy-n? Po. Ai kishte frike prej tij sepse Kennedy e kishte në shënjestër. Në mendjen e Fidelit -shpjegon Letuell,- ai s’po bënte gjë tjetër veçse po mbrohej”. Në librin e tij – i cilësuar si një studim i thelluar i operacioneve sekrete të Kubës hedh dritë edhe mbi përpjekjet e CIA-s për të vrarë Castro-n duke përdorur cigare dhe stilolaps me helm. Por këto përpjekje u ndaluan, menjëherë pas vrasjes se Kennedy-t. |