Sekuestohen 1.2 ton kanabis në Krujë, policia kontrolle në banesa


Policia e Durrësit, gjatë aksionit të mbrëmjes së sotme ka sekuestruar një sasi të madhe droge prej 1.2 ton kanabis sativa.
Mësohet se droga është gjetur në një kapanon në proces tharjeje në fshatin Derven. Ndërkohë që policia vijon kontrollet në disa banesa.
Burime nga policia pohojnë se gjatë operacionit janë ndaluar edhe disa persona.