Sekuestrohen 90 kg drogë, arrestohet edhe një femër nga Kosova

340
Sekuestrohen 90 kg drogë, arrestohet edhe një femër nga Kosova

Moebel THEMA

Në dy operacione antidrogë të policisë në Gjirokastër dhe Kukës janë sekuestruar 91 kg kanabis sativa.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar dhe sekuestruar një sasi prej 18.4 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 3 shtetas të lidhur me të.

Kjo u bë e mundur gjatë një kontrolli në dalje të fshatit Vrisera. Droga u gjet në një mjet tip Nissan, me targa AA 061 OK, e ambalazhuar në 10 pako të mbështjella me natriban, e fshehur poshtë kofanos së mjetit.

Policia arrestoi Paulin Brahimin, 38 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, sikurse dhe dy pasagjerët e tij, Kastriot Llupi, 26 vjeç dhe Vilson Rushi, 25 vjeç, që të tre banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, Policia e Kukësit ka sekuestruar 73 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona, të cilët kishin 73 kg kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

39 vjeçari Shaqir Duraku, banues në fshatin Morin të Kukësit dhe 22-vjeçarja Albulena Berisha, banuese në Prizren të Kosovës, u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin Benz, me targa AA 448 OZ, me drejtues Durakun dhe pasagjere Berishën, në pjesën e bagazhit u gjet sasia e lëndës narkotike.

Comments