Sela dhe Taravari takuan ambasadorin Bejli

217
fresco

Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari, sot u takuan me ambasadorin e SHBA-vë në Shkup Xhes Bejli.

Temë diskutimi ishin zhvillimet politike në vend. Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela informoi ambasadorin Bejli për rolin e LR PDSH-së në qeverisjen reformuese të Qeverise së Maqedonisë, duke kontribuar që Qeveria e re sa më shpejt t’i plotësojë të gjitha reformat dhe prioritet ku bëjnë pjesë reforma e sistemit gjyqësor, mediat si dhe sjellja e Ligjit të gjuhës shqipe.

Lidershipi i LR PDSH-së po ashtu nënvizoi edhe kontributin politik gjatë gjithë kësaj faze edhe gjatë procesit të krijimit të Qeverisë për t’i dhënë mundësi kësaj qeverie, për të punuar për të mirën e qytetarëve, funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë politike dhe ekonomike, rritjen e standardit jetësorë si dhe integrimin e vendit sa më parë në strukturat euroatlantike për në BE dhe NATO.

Comments