Sela-Hahn: Gjuha shqipe patjetër të jetë zyrtare dhe PSP të bëhet kategori kushtetuese (Video)
Ziadin Sela pas takimit me Johannes Hahn deklaroi se askush nuk do të formojë Qeverinë pa e pranuar platformën e partive shqptare dhe pa ligj për PSP-në.
Në pyetjen se a do të koaliciononin me LSDM-në, Sela tha se 49 dhe 3 nuk bëjnë 61, por nëse Zaev ka 59 deputetë atëherë sipas Selës do të diskutohet.
Ai gjithashtu tha se Qeveria e re do të duhet të bëjë ndryshime kushtetuese.