Sela: I sfidoj në Nj.z 6, sfidomëni në Strugë në 2017

209

Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Strugë.

Në tubim  liderët e Aleancës për shqiptarët dhe kandidatët për deputet folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.

Kreu i LR-PDSH-së nga struga ka sfiduar kreun e BDI-së duke thënë se pasi ta fitojë në njësinë e 6 zgjedhore e sfidon edhe në zgjehjet e ardhëshme lokale.

“Duhet të turpërohesh pak kur vjen në strugë deri në 2013 dhe te udhëkryqi nuk kishte semafor, atje ku kishte përditë aksidente e vdisnin qytetarë të Strugës . Ku ishin atëherë dhe nuk kishin ndërgjegje pëqr ti siguruar minimumin qytetarit, jetën e shenjtë. Ku ishit deri dje kur bahskë em nikilla gruevskin morën 2 miloin e gjysëm euro dhe nuk sollët asnjë investim. Unë do të të sfidoj. Kam ardhur të të fitoj  në njësinë zgjedhore nr 6 hajde në Strugë në zgjedhjet locale garojmë bashkë dhe o unë o ti” – tha kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Kanditatët për deputet theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës.

 “Kjo mbështeteje vjen për shkak të aleancës së tre partive e cila ka edhe rrënjën edhe kokën te shqiptarët.  Vjen për shkak që ti themi stop grabitjes së buxhetit të Strugës që mbushte nga taksat e shqiptarëve” – u shpreh Syrja Rashiti, bartës liste në Nj.z. nr 5 nga rradhët e “Aleanca për shqiptarët”.

Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se duhet të sprovohemi me këtë përgjegjësi të madhe, dhe se vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni konsistencën tonë me fjalët që i themi.

Comments